Aktualitet dhe Lajme
Moti ekstrem prek Kroacinë, reshje dëbore dhe erëra me shpejtësi 170 km/h përfshijnë vendin
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/01/e66bf647-5008-4940-b8d8-91ad4e2aecb8-768x431-1.jpeg)
Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore.
Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.
Pritet që në këtë zonë era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.
Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.