CampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaInformacion TuristikLajme nga DibraLajmi i funditOJQ dhe OJFPërditshmëriPeshkopiShqipëriaVisit Diber

Më në fund Hinoska pjesë e Turizmit të Aventurës

Share
????Punimet për ndërtimin e shtegut Hinoskë-Rabdisht janë drejt përfundimit.
Kjo është një mundësi më shumë për punësim dhe për rritje te te ardhurave per aktoret ne fushen e turizmit.
Gjithashtu ky investim eshte nje tjeter mundesi per shtimit e bizneseve te reja si, shtepi pritje, kampingje ,sektorin e transporteve, krijimin e mundesive per paketa turistike dhe shitje te produkteve lokale.
????Siç dhe shihet në këtë postim, elementët e vizibilitetit kanë përfunduar dhe janë vendosur në pozicionet e dukshme për këdo që do të vizitojë këtë shteg.
????Investimi për përmirësimin e objekteve turistike konsiston në: Ndërtimin dhe rinovimin e 40 km shtigje natyrore të biçikletave malore të shoqëruara me instalimin e sinjalistikës dhe tabelave të informacionit për standardet EO-MTBing.

Kjo mundesohet fale nje bashkepunimi mes ALCFD, Keshilli Qarkut Diber, Komunes Mavrove – Rostushe ne Maqedonine e Veriut dhe Organizates Explore Ohrid 2018 në kuadër të Projektit “Çiklizmi ndërkufitar: Një tjetër nivel i Turizmit të aventurës në Mavrovë-Rostushe & Dibër” me financim të Delegacionit të Bashkimit Europian nëpërmjet Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Republika e Maqedonisë së Veriut & Republikës së Shqipërisë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për periudhën 2016 & 2017.

Një kafe nga ju!

Back to top button