“Me gazetarin e RAI-t s’ulem as për kafe”, analisti për investigimin: Me reportazhet e tyre s’merrem fare, erdhi ky të tregojë krimin në Shqipëri?!
Analisti Ilir Yzeiri, pjesë e panelit të Top Story në Top Channel, tha se RAI 3 prej vitesh përdor një linjë raciste ndaj shqiptarëve.
Sipas tij, gazetrët e këtij televizioni përdorin klishe dhe steriotipe për popullin shqiptar, të cilat sipas analistit duhet të harrohen.
Yzeiri: Modeli i italianëve është bazuar në intervista, këta gazetarë kanë punuar për të bërë ndaj nesh paragjykime raciste. Unë me gazetarin e RAI-t nuk ulem as për kafe. RAI nuk kujtohej për shqiptarët, me tone raciste, edhe ky një gazetar tjetër, një reportazh po nga këta në 2003-2004, thoshte që droga nga Stambolli me mushka, kalon në Kosovë dhe më pas në Tiranë. Unë me reportazhet e tyre nuk merrem fare, ç’punë ka ky kur vjen për një marrëveshje dhe do të tregojë krimin në Shqipëri?
‘Më ka thënë ky çuni mua’, këshilltar i Klinton i doli kundër, edhe Arben Ahmetaj ku i shkoi Andrea Stefani në zyrë i tha ja unë një milionë euro kam, në atë kohë, po të jetë puna për shembull Shqipëria u bë një herë shembull, ishte investigim, jo ky, del një gazetar, të ulet gazetari përballë dhe të mban duke pyetur, klishetë dhe steriotipet që janë krijuar nga këta gazetarë është koha t‘i harrojmë./m.j
Huazuar nga Javanews.al