Aktualitet dhe Lajme

Manja sqaron marrëveshjen me Britaninë për të burgosurit: Shpenzimet nuk mbulohen nga ne

Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Mbretërinë e Bashkuar për transferimit të të burgosurve shqiptarë drejt vendit tonë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha për mediat se marrëveshja është 2-vjeçare, ndërsa kostoja e gjithë do të mbulohet nga Britania e Madhe.

“Kemi një marrëveshje, marrëveshje teknike, që plotëson marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2021. Kriteret janë të përcaktuara në marrëveshjen e 2021. Marrëveshja që kemi arritur tani, udhëhiqet nga parimet e humanizmit, që këta shtetas të vijnë ta vuajnë dënimin pranë familjarëve të tyre. Ata për vite e vite me radhë nuk kanë kontakte me familjarët e tyre në Shqipëri. Marrëveshja nuk krijon asnjë kosto për Drejtorinë e Burgjeve apo dhe buxhetit të Shqipërisë, pasi shpenzimet do të paguhen nga Mbretëria e Bashkuar, për çdo ditë qëndrimi këtu të të dënuarve.

Marrëveshja parashikon një kohëzgjatje dy-vjeçare, për t’u parë pas dy viteve. Ata shqiptarë që do të duan të vijnë në Shqipëri, do të nisemi nga kapacitet tona. Kjo do të jetë në varësi të vendeve që kemi në dispozicion. Ka marrë përsipër që të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona, pra dhe për krijimin e kapaciteteve të tjera.”, tha Manja.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button