fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Macron vizitë tre ditore në Gjermani. E para e një presidenti francez pas 24 vitesh

Share

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare tre ditore ndërsa dy fuqitë më të mëdha të Bashkimit Europian përpiqen të tregojnë unitet përpara zgjedhjeve parlamentare europiane të muajit të ardhshëm. Udhëtimi i Macron në kryeqytetin Berlin, Dresden në lindje dhe Muenster në perëndim është vizita e parë shtetërore presidenciale franceze në Gjermani në 24 vjet.

Vizita shihet si një provë për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës, që udhëheqin politikat e BE-së, në një periudhë sfidash të mëdha për Evropën, nga Ukraina deri të zgjedhja e mundshme e Donald Trumpit si President i Shteteve të Bashkuara në nëntor.

Presidenti Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë politika të ndryshme udheheqjeje dhe janë përplasur publikisht mbi një sërë çështjes nga mbrojtja tek energjia bërthamore, që kur erdhën në pushtet në 2021.

Gjithashtu ata kanë arritur së fundmi kompromis për një sërë temash, nga reforma fiskale tek ndryshimet mbi politikat e subvencionimeve, duke bërë të mundur arritjen e marrëveshjeve dhe një qasje më të njëzëshme të Bashkimit Europian.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button