“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”- Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve shqiptare kujtoi kohët e vështira kur shqipëtarët shkuan në Itali në fillimet e demokracisë.
Sipas kryeministrit Rama, askush nuk mund ta harrojë kohën kur vendi ynë kishte damkën “e stato albanese” që ishte në çdo shkrim të mediave italiane.
“Fatkeqësia e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizioni kur ikën dritat. Në sytë e italianëve të vitit 90 asgjë nuk lidhte Shqipërinë e paraluftës, kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. Kush nuk e kujton atë kohë me damkën “E stato un albanese” kur zienin debatet në televizionet italiane. Ishte koha e një far Umberto Bossi, që bëri thirrje që shqiptarët të priteshin në det me pushkën e ushtrisë. Ishte një personazh që dukej sikur kishte dalë nga një filmë komik”, tha Rama.
Huazuar nga StartNews.