Aktualitet dhe Lajme

Lushnje/ Një 23 vjeçar dhe një grua rezultojnë të humbur! Dy nëna denoncuan largimin në polici

Share

Një djalë 23 vjeçar dhe një grua 42 vjeçare rezultojnë të humbur në Lushnje. Denocimet janë bërë në Komisariatin e Lushnjës nga mamatë e tyre.

Policia njofton

Janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:

A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se  ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;

R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.

Po punohet për gjetjen e tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button