Lulzim Basha me nje ekip te ri por pa dibran…!

Janë zbardhur të plotë emrat e Partisë Demokratike me të cilët kryetari Lulzim Basha do të drejtojë opozitën kundër qeverisë së re të Ramës, për 4 vitet e ardhshme.
Ashtu sic ishte kërkuar nga vetë kryetari Basha, Partia Demokratike do të ketë 4 nënkryetarë: Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.
Gjithashtu mësohet se Edmond Spaho largohet nga cdo drejtim brenda partisë duke qëndruar deputet i thjeshtë, ndërsa Edi Paloka ka zënë vendin e Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla.
Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore.
Lista e plotë me ekipin e Lulzim Bashës:
Katër nënkryetarë:
Jorida Tabaku
Grida Duma
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj
Kryetari i grupit të PD-së:
Alfred Rushaj
Grupi do të ketë dy nënkryetarë:
Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi
Nënkryetar i Kuvendit:
Enkelejd Alibeaj
Sekretari i Përgjithshëm i PD:
Gazment Bardhi
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike:
Edi Paloka
Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës:
Flutura Açka
Kryetari i Komisionit Zgjedhor:
Jemin Gjana
Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave:
Ledina Mandia
Sekretare për të Përndjekurit Politikë
Jonila Godole
Sekretariati për Klimën e Biznesit
Flamur Hoxha
Sekretariati për votën e emigrantëve
Belind Kelliçi
Sekretare për Organizatat Partnere
Oriela Nebiaj
Sekretariati i Burimeve Njerëzore
Arta Sakja
Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun
Greta Bardeli
Sekretari Organizativ
Ervin Minarolli
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Ivi Kaso
Sekretariati i Koordinimit Elektoral
Taulant Zeneli
Sekretariati i Organizimit Dixhital
Endri Hasa
Kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci
Enriketa Papa
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti