Aktualitet dhe Lajme

“Lufta s’ndalet me mosdërgimin e armëve!”, Rama tregon sms për Ukrainën që mori gjatë samitit: Thuaj presidentit se ekipi ynë…

Share

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidentit ukrainas Volodymit Zelensky ka reaguar në lidhje me pretendimet në Perëndim, të cilat sipas tij thonë se lufta mund të ndalet pas stopimit të ndihmave për Ukrainën.

Rama tha se lufta nuk ndalet duke çarmatosur viktimën, ndërsa ka treguar edhe një mesazh të marrë nga ekipi i cili po punon për ndërtimin e një fondi të teknologjisë së lartë.

Rama: Sigurisht ne dëgjojmë shumë njerëz në Europë që deklarojnë se të ndihmosh dhe mbështesësh Ukrainën dhe t’i japësh mjete për t’u mbrojtur, është ajo që po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e ndihmës për Ukrainën do të sjellë paqen. Kjo është absurde dhe cinike,. Nuk e ndalon luftën duke carmatosur viktimës. E ndal duke ndalur agresorin, ndaj dua të përfitoj që t’u them atyre që duan të dëgjojnë se Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet për t’u siguruar që çdo paqe që do vijë pas luftës, të jetë një paqe e drejtë, e bazuar kryesisht në parimet e planit 10 pikësh të presidentit Zelensky, të cilin e mbështesim dhe duam ta shohim të diskutohet nga kombet dhe bashkësia e tyre.

Putin ka dështuar në planin e tij pasi në vend të merret peng, Ukraina është bërë pjesë e vendeve të bashkuara për në rrugëtimin e integrimit në BE. Nuk kam veçse admirim për Zelensky dhe ukrainasit. Pak më parë mora një mesazh nga dikush që po punon me instiucionet ukrainase për të ngritur një fond të teknologjisë së lartë. Më tha thuaji Zelenskyt se ekipi jonë është absolutisht i mbresuar nga ukrainasit që kemi takuar dhe aftësitë, talenti e aftësitë e tyre./albeu.com 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button