Aktualitet dhe Lajme

Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin e Ballkanit

Share

Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Ai thekoi rëndësinë e bashkimit të vendeve të rajonit, në mënyrë që “plani i Rusisë mos funksionojë”.

“Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e Ballkanit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh”, tha Zelensky.

Për rrezikun e një lufte në Ballkan u pyet edhe kryeminstri Edi Rama.

“Kam qenë i privilegjuar që kam diskutuar me presidentitn saktësisht rreth kësaj gjëje. I thash diçka që do ja u tregoj edhe ju që për mua është përgjigjia më e qartë më e shkurtër dhe më e qartë. Për faktin se ku do shkojë bota nëse ne ndjekim mendimin e Putin.  Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare në harta.

Ajo çka më shqetëson më shumë jo të gjithë e kuptojnë që sulmi në Ukrainë është i rendit botëror dhe bashkësisë së vendeve demokratike. Është një sfidë ndaj vetë ekzistencës së BE, sepse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara do të mbizotërojnë, ne nuk do mbijetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi vendos. Në Ballkanin perëndimor, ne ndamë mendime dhe sigurisht që nuk jemi një rajon pa probleme, ku nëse ti do të ndezësh një luftë gjen harta dhe histori të së shkuarës. Lufta është kaq pranë sa jemi ne këtu”, tha Rama. /albeu.com 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button