BulqizëInformacion TuristikLOKALEPërditshmëriVisit Diber

Liqeni i Zi – Kjo mrekulli e Bulqizës

Share

Liqeni i Zi ndodhet në shpatin verior të malit të Lopës (Martanesh), në lartësinë mbi 1800 m të malësisë së Martaneshit, i përket fshatit Lene të komunës Martanesh të rrethit të Bulqizës.

Është i vendosur në një cirk të madh kompleks. Përbën një liqen akullnajor, me gjatësi 400 m, gjerësi rreth 200 m, thellwsia e 60 m ndërsa sipërfaqia rreth 45 ha. Nga tri anë rrethohet me shpate shumë të pjerrta, të veshura me pyje ahu e pishe, të cilat i japin peizazhit bukuri të rrallë. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe.

Për shkak të thellësisë së madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë.

Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Para viteve ’90 të shekullit të kaluar u ndërtuan prita për të rritur kapacitetin ujëmbajtës të liqenit, ndërsa gjatë verës prej tij u mor ujë për ujitje. Kjo dëmtoi rëndë vlerat e liqenit.

Mund të vizitohen sipas intinerarit: nga rruga nacionale Burrel – Peshkopi në qafën e Buallit merret rruga për në Bater Martanesh dhe më pas rruga këmbësore për tek Liqeni i Zi.

Source link

Back to top button