Kur do të ketë Bashkia Dibër tregun e prodhimeve bujqësore?

Shkrim nga Vizioni Bujqesor per Dibren
Prej 30 vitesh Dibra nuk ka nje treg te prodhimeve bujqesore. Sot prodhimet bujqesore tregtohen cdo dite afer shkolles se mesme (ish-shkolla bujqesore) dhe nje here ne jave rruges se ish-parkut te makinave. Tek shkolla e mesme as nevojat e fermereve nuk plotesohen, nuk ka standarte te garancise ushqimiore, por dhe pengohet qarkullimi i qytetareve. Ndersa rruges per tek ish-parku apo per tek terminali tregtohet ne rruge, pa standarte dhe po ashtu pengohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve. Shkurt: nuk kemi nje treg ku te tregtojne 1000 fermere, vendi i tregtimit dhe produktet te plotesojne standartet minimale dhe te parkohen 2000 mjete dhe qytetaret e mjetet te qarkullojne lirisht. Kane qarkulluar deri tani 6 kryetar bashkish, por asnjeri nuk e ka zgjidhur kete problem. I njejti problem eshte dhe per tregun e kafsheve.
Ka qarkulluar ideja se nuk nevojitet nje treg i tille se fermeret tregun e gjejne nepermjet rrjeteve sociale. Nuk eshte absolutisht e vertete. Ndoshta 10 apo 20 fermere keshtu e zgjidhin problemin e tregut, por kjo zgjidhje nuk perben as 1% te nevojes, pa thene se maredheniet e sigurta per shitblerjen e nje produkti krijohen e realizohen ne nje treg fizik.
Mjafton te shohim sa njerez e ndjekin panairin, numer i cili shkon dhe ne 10,000 veta, sa njerez shkojne tek ky treg ekzistues i se dieles i cili shkon ne 5000 veta dhe bindemi qe nje treg me siperfaqe prej 2 ha i nevojitet Dibres. Dikush mund te thote se tregtari le te shkoje ne parcele e ta bleje prodhimin. Edhe kjo eshte nje menyre e krijimit te maredhenieve, por ne treg njihesh jo vetem me shumellojshmeri prodhimesh, por edhe me shume prodhues, e ke mundesine te zgjedhesh. Jo vetem kaq, por konsumatori i thjeshte shkon e blen ne treg dhe jo ne parcele pasi shumica nuk kane mundesine te shkojne direkt ne parcele.
Me perfundimin e Rruges se Arberit i cili duket se eshte afer, nevoja per nje treg te tille do te jete edhe me e madhe pasi pritet te rritet kerkesa per produktet e Dibres.
Ne mendojme se keta fermere qe kane mbetur e qe punojne e prodhojne me kaq perkushtim, duke qene “heronjte e mbushjes se tavolines me ushqim”, kane merituar prej kohesh nje treg me standarte. Besojme se Dibra eshte nder te paktat bashki qe nuk ka treg dhe eshte e pa falshme te mos e kemi. Le te shpresojme se duke bashkuar dhe reagimet Tuaja ne kete status, ato te “vrasin” syun e mendjen e drejtuesve vendor, ministrise se bujqesise apo me shume, per ta vene ne planin e zgjidhjes eksitencen e nje tregu.