Aktualitet dhe Lajme

Kthyen kurrizin gjatë himnit kombëtar të Kinës, në pranga tre persona në Hong Kong

Share

Tre persona janë vënë në pranga pasi kthyen shpinën dhe qëndruan ulur kur u luajt himni kombëtar i Kinës përpara ndeshjes kualifikuese të Hong Kongut në Kupën e Botës kundër Iranit.

Tifozët e futbollit në Hong Kong e kanë refuzuar më parë himnin kombëtar kinez si shenjë pakënaqësie politike. Por qeveria e ndaloi këtë praktikë në vitin 2020 pas protestave masive pro-demokracisë në qytet.

Dhe, dy burra dhe një grua u arrestuan të enjten pasi “i kthyen shpinën fushës dhe nuk qëndruan në këmbë për himnin kombëtar”, sipas policisë. Tre të arrestuarit ishin 18 dhe 31 vjeç.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me tre vjet burg dhe një gjobë prej rreth 6,000 euro.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button