Aktualitet dhe Lajme

Kore kundër të huajve dhe përshëndetje nαziste / Video shkakton indinjatë në Gjermani

Share

Një vajzë me flokë bionde, me syze dielli dhe që këndon “Deutschland den Deutschen, Ausländer raus” (“Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”). Më tej janë disa djem me këmisha të bardha me mëngë të gjata dhe pulovra mbi supet e tyre që përsërisin refrenin. Njëri është më i zëshmi nga të gjithë, që ngre krahun në një përshëndetje si Hitleri dhe i afron gishtat tjetrit për të imituar mustaqet. Skena është filmuar në ishullin gjerman të Sylt dhe është parë miliona herë në Gjermani.

Një nga të parët që e postoi ishte Ruben Gerczikow, një aktivist kundër ekstremit të djathtë, i cili kishte marrë mbi 1.8 milion shikime. Video u shpërnda më pas edhe në profile të tjera derisa rrjeti X ndërhyri duke i mbuluar pamjet për shkak të ligjit në Gjermani që ndalon përshëndetjet naziste.
https://www.youtube.com/watch?v=ib44uWRyDg4Reagoi edhe kancelari Olaf Scholz, i cili e quajti atë “të neveritshme”. “Këto janë slogane të papranueshme. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë. Dhe është e drejtë që të gjitha aktivitetet tona kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni”.

Kënga “Deutschland den deutschen” është një remix i këngës “L’amour toujours” të Gigi D’Agostinos, me tekstin e rishkruar për të qenë një himn ksenofobik dhe i cili u miratua nga e djathta ekstreme në vitet 1990.

Një hit tekno që u bë shumë i njohur. “Të pasurit dhe të bukurit” e Sylt e dinë përmendësh. “Kushdo që këndon slogane naziste si “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë” është një turp për Gjermaninë”, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=xZZztdyd0PQ



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button