Aktualitet dhe Lajme

Kërkoheshin nga autoritetet italiane, vihen në pranga nënë e bir në Tiranë(Emrat)

Share

Policia e Tiranës, ka arrestuar nënë e bir, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, të kërkuarit akuzohen për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Të arrestuarit janë Deshira Goseni, 63-vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas në Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, ka nisur punën për ekstradimin e tyre drejt shtetit fqinj, aty ku do përballen me drejtësinë




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button