Aktualitet dhe Lajme
“Këneta, mbretëria e bufit”, Rama mbyll fushatën në Elbasan: Demokratët të reflektojnë

Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Elbasan, tha se demokratët duhet të reflektojnë dhe mos të çojnë votën më 11 maj drejt “Kënetës”.
Ai theksoi se kushdo që mendon ndryshe nuk ka hapësirë në Partinë Demokratike.
“Tomorit i përgjigjem me 12 maj. Demokratët e Elbasanit të reflektojnë pas kësaj talljeje. Kënata nuk do asgjë dhe askënd, që nuk është komplet i gatshëm të bëjë “kua kua kua”. Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë mend, pak më shumë ego dhe mbi të gjitha dhe kush ka pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Kënata është mbretëria e bufit.”, theksoi Rama,