Aktualitet dhe Lajme

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen në publik pas akuzave

Share

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori janë shfaqur në publik teksa eksploronin një muze shkencor mes problemeve ligjore të reperit.

Çifti, i cili u martua në dhjetor 2022, shëtiti nëpër ekspozita të ndryshme, të cilat përfshijnë ekspozita të titulluara “All Eyes on Me”, “Fog Bridge” dhe “Cafe Wall Illusion”.

Shfaqja e tyre i tyre vjen gjithasjtu pasi Censori u akuzua për dërgimin e  një videoje me përmbajtje seksuale  tek një punonjës i Yeezy që punonte në sipërmarrjen e ardhshme “Yeezy Porn” të West, të cilën ai e njoftoi në prill.

Padia pretendonte se videot ishin të aksesueshme për punonjësit që ishin të mitur. Pavarësisht se u përmend në dokumentet e gjykatës, Censori nuk u rendit si e pandehur – por West dhe Milo Yiannopoulos ishin, pasi dyshohet se nuk paguanin punonjësit për të prodhuar aplikacionin deri më 1 maj.

Paditësi gjithashtu pretendoi se punëtorëve, të cilët zhvilluan platformën e transmetimit YZYVSN të West, iu premtua një shumë prej 120,000 dollarësh kur aplikacionet të përfundonin. West dhe Yiannopoulos, 39 vjeç, u akuzuan gjithashtu për përfshirje në “punë të detyruar dhe trajtim mizor, çnjerëzor, poshtërues” të punonjësve të tyre.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button