Kandidati për deputet i PS-së s`përmbahet, shthur gojën në emision: Do bëj atë që më do *** (VIDEO)

Këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranë dhe njëkohësisht kandidati i PS për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, Halit Valteri, i cili duket se gjatë debateve televizive nuk arrin të kontrollojë gojën.
Gjatë një debati në Top News, Halit Valteri, ka shpërthyer në ofendime dhe në një fjalor banal +18. Shkak u bë se avokati Romeo Kara, i përmendi faktin që ka ndërruar shumë parti dhe nuk është çudi që ta ndërrojë sërish dhe në të ardhmen.
Halit Valteri: Kur unë jam i lirë dhe nuk më pëlqen një gjë tjetër dhe bëj atë që më do **** mua, ty të shqetëson ajo gjëja dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë të tjerë, është që unë kam ndërruar PD me PS. E kam ndërruar se më desh *****. E kupton kaq gjë. Dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë tek kjo, sa herë të më dojë ****.
Romeo Kara: Vetëm që ma the këtë këtu në studio, jemi të gjithë ****.
Kjo nuk është hera e parë që Halit Valteri “shthur” gojën në emision, pasi rreth një muaj më parë kaloi në ofendime dhe duke bërë edhe “gangsterin” ndaj analistit Enton Abilekaj.