Aktualitet dhe Lajme

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e bashkisë së Himarës, Blerina Bala

Share

Kryebashkiakja e Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen, pak javë pasi ka marrë detyrën. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendi.

Zgjedhja e Balës erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku në detyrë i cili dha po ashtu dorëheqjen, Jorgo Goro ndodhen në burg.

Bala do të drejtonte bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button