Aktualitet dhe Lajme

Iu gjetën 1700 paketa cigare të kontrabanduara në çantë, arrestohet 38-vjeçari

Share

LONDËR- Arrestohet në aeroportin e Lutonit 38-vjeçari shqiptar. Mësohet se 38-vjeçari E.M u kap dhe u arrestua pasi nga kontrollet iu gjetën 1700 paketa cigare të kontrabanduara në çantë.

Bëhet me dije se paketat ishin kontrabanduar përmes Rinasit dhe u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button