Aktualitet dhe Lajme
Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me th*kë 25-vjeçari shqiptar
Itali-Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në Itali pas një sherri mes dy grupeve.
Konflikiti mësohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Stradella në Oltrepò.
Sipas hetimeve paraprake grupet rivale që u përleshën ishin: njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella.
25-vjeçari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Përleshja, raporton Ansa, përfshiu edhe persona të tjerë, por shumë prej tyre u larguan para se të vinte policia.