Aktualitet dhe Lajme
Meta: Shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër lidhur me punimet dhe vendimet e marra në Asamblenë e Partisë Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Meta thekson se shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë.
REAGIMI I METËS
S’ka asamble që amniston krimet dhe vjedhjet e Rilindjes! Nuk ka vend ku mund të fshihen tradhtitë dhe hajdutëritë e Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.
Kjo asamble e korruptuar nuk mund të amnistojë asnjë nga krimet monstruoze që janë kryer ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Çdo krim ka një çmim dhe ai do të paguhet! Shporrja e Rilindjes është mision kombëtar dhe asgjë nuk do ta ndalë këtë valë të madhe për drejtësi dhe liri!