Aktualitet dhe Lajme

Irani po trembet nga administrata e re e Trump. Do të kishim efekt domino në rajon nëse… – Abc News

Share

Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë. Duke komentuar këtë deklaratë në emisionin “360 gradë”, eksperti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani e cilësoi si një ‘lojë’ apo ‘provokim’ deklaratën e ministrit turk.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilali tha se Izraeli synon të shkojë drejt Bregut Perëndimor. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi shtoi se Izraeli nuk ka qëllim që të sulmojë drejtpërdrejt Turqinë, por mund ta bëjë këtë gjë tërthorazi nëpërmjet kurdëve.

Sipas Krisafit, Irani po frikësohet nga administrata e re e Trump dhe se ka kërkuar bashkëpunim për programin bërthamor.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Kreshnik Osmani: Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë duhet kuptuar në kontekstin që vjen. Jemi në kontekst të ri gjeopolitik me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Lindjen e Mesme dhe këto dinamika diktojnë edhe vetë Turqinë që të luajë provokojë, ngacmojë dhe të hedhë në treg teza që i shkojnë për shtat strategjisë të saj të re për rajonin e Lindjes së Mesme. E kemi thënë kur nisi ofensiva e madhe në Gaza dhe në Liban që jemi përballë një momenti të shkepjes së Lindjes së Mesme tërësore. Planin e nxori Netanyahu në OKB kur nxori hartën që do të konkurronte iniciativën e rrugës kineze, me atë nga India për Lindjen e Mesme dhe për në Evropë. Te planet e Netanyahut ishte shpërthimi tërësor i Lindjes së Mesme, jo vetëm Gaza sepse dinamikat sot tregojnë se nuhatja e ministrit të Mbrojtjes turk është shumë e mëparshme. Skema na çon që Izraeli po shkon drejt këtij plani. Çështja e marrëdhënies së Trump me Netanyahun është special por afrimiteti i këtij të fundit në këtë moment gjeopolitk më tepër është perceptim sesa realitet.

Lutfi Bilali: Koncepti dhe strategjia izraelite shkon përtej apetiteve për Bregun Perëndimor që do të bëjë aneksimin. Lumi Litan në Liban do të jetë pika ku tenton Izraeli të bëjë një tampon zone. Turqia është e ndjeshme për kurdët. Ka arritur në kapacitetet e saj të zhvillimit ekonomik dhe të buxhetit ushtarak që të jetë forcë serioze dhe e mbron integritein e saj territorial dhe ka pasur edhe oferta paqësore. Ministri turk ka pasur të drejtë se luftërat mund të nisin dhe prej gjërave të vogla.


Ledion Krisafi: E para, në Tel Aviv ka pasur reagim të çuditshëm ndaj deklaratave nga Turqia. Nuk mendoj se Izraeli ka për qëllim të sulmojë drejtpërdrejt Turqinë. Ideja e Izraelit të madh nuk është konkrete dhe realiste. Por thelbi do të jetë me kurdët, që janë shqetësimi kryesor që ka Turqia. Pra, nëse mund ta “sulmojë” Izraeli Turqinë përmes kurdëve në mënyrë të tërthortë. Qëllimi i Izraelit është shpërbërja e Sirisë dhe Irakut, që kurdët të bëhen të pavarur dhe kjo është rreziku kryesor por sigurinë e Turqisë. Izraeli deri në sot s’ka pasur bashkëpunim me kurdët në Turqi, por në Siri dhe Irak. Ka një gjë interesante, sot presidenti i Iranit deklaruar që të hyjë në bisedime për të arritur marrëveshje bërthamore me amerikanët dhe besoj se kjo vjen nga frika që ka parë nga personat që po zgjidhen në administratën e re të SHBA dhe me Trump dhe Netanyahun mund të shkojnë drejt një goditje të programit bërthamor iranian, që do të kishte efekt domino në rajon, që do të çonte drejt shpërbërjes së Sirisë dhe Irakut. Personat që po vijnë në administratën amerikane nuk të çojnë drejt paqes por drejt luftës. Ajo që pashë sot ishte një frikë nga Irani, frika ka bërë që të dëshirojnë që të ulen në tryezë./abcnews.al

 




Huazuar nga abcnews.al

Back to top button