Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia e përmbytjeve në Spanjë, 11 fëmijë mes viktimave, përfshirë 7 nën moshën një vjeç

Share

Përmbytjet shkatërrimtare në juglindje të Spanjës më 29 tetor kanë lënë pasoja të rënda, ku mes viktimave përfshihen 11 fëmijë, prej të cilëve shtatë nën moshën një vjeç.

Sipas një raporti zyrtar të publikuar sot, numri i të vdekurve në rajonin e Valencias ka arritur në 216, nga 224 vdekjet totale të regjistruara deri më tani. Më shumë se gjysma e viktimave janë mbi 70 vjeç, me 104 prej tyre që kanë kaluar këtë moshë dhe 67 mbi 80 vjeç.

Raporti gjithashtu zbulon se ndër 216 viktimat në rajonin e Valencias, 190 ishin shtetas spanjollë dhe 26 ishin shtetas të huaj nga vende të ndryshme. Midis tyre ishin 9 rumunë, 4 marokenë, 4 kinezë, 2 britanikë, si dhe shtetas nga Ukraina, Holanda, Tunizia, Ekuadori, Venezuela, Kolumbia dhe Paraguaji.

Përmbytjet e 29 tetorit kanë shkaktuar gjithashtu shtatë viktima në Castilla-La Mancha dhe një në Andaluzi, ndërsa vazhdon kërkimi për 16 persona që ende konsiderohen të zhdukur.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button