Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria
Hiqen kufizimet nga Covid-19, Shqipëria “çliron” nga sot kufijtë
Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19.
Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:
Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;
Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;
Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur/lajmifundit.al/