Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonaliteteShqipëriaSport dhe Fitnes

Defrim Methasani shpall idenë e një festë sportive në Fushë-Alie të Dibrës

Share

Gazetari i njohur sportive dibran Defrim Methasani jep lajmin e shumepritur per banoret e zones:

Ai shkruan:

Ky është vendi i zgjedhur që të ngjan me një amfiteatër natyral, si dëshirë për të organizuar së shpejti një festë sportive me të rinjtë vendas dhe gazetarët sportiv.

Ndodhet në Fushë-Alie të Dibrës, aty ku punova si mësues në vitet 1987-1990 në shkollën e mesme “Myslim Shyri”. “Futboll buzë Drinit” e kam titulluar turneun e afërt që mendoj ta realizoj në fundmaj, në shenjë respekti dhe mirënjohje për vendlindjen dhe njerëzit e mirë të cilët jetojnë atje. Ndaj dua të ftoj të bëhen pjesë e kësaj feste sportive, ish nxënësit e mi të atyre viteve, kolegët dhe drejtorin e shkollës Begu Hajri, si dhe gazetarët sportiv nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Përmes lojës së futbollit, kupave, medaljeve dhe dhuratave të ndryshme sportive, do të promovojmë edhe bukuritë e këtyre anëve, që janë një perlë natyrore turistike. Kush dëshiron të vij dhe kush don të na mbështes, është i mirpritur…!

Me 21 Maj 2022 ora 10:00  Fushe-Alie, vendodhja – Fusha te nenstacioni

Një kafe nga ju!

Back to top button