Aktualitet dhe Lajme

Goditi një punonjës policie, bie në pranga 31-vjeçari në Gjirokastër(Emri)

Share

Një punonjës policie në Memaliaj, është dhunuar fizikisht nga 31-vjeçari Denis Mema. Autori është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.

Njoftimi:

“Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Denis Mema, 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në Kurjan, Fier, pasi është larguar nga parkimi i Degës Doganore në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button