Aktualitet dhe Lajme

Gerond Meçe i Advanced Bussines Solutions (ABS) ankimon tenderin e serverave, INSTAT “trembet” dhe e anulon

Share

INSTAT ka njoftuar anulimin e tenderit me fond limit rreth 720 mijë euro (me TVSH) për blerjen e pajisjeve kompjuterike, ëorkstation si edhe serverave të jashtëm për ruajtjen e të dhënave me nevojat e institucionit.

Tenderi ishte i ndarë me dy lote, ku për serverat ishin ndarë rreth 460 mijë euro me TVSH, kurse për për kompjuterët dhe pajisjet “work station” u ndanë rreth 360 mijë euro me TVSH.

 

 

Siç konstaton Skyweb.al, INSTAT e arsyeton anulimin e tenderit “per shkak të rrethanave te paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftésia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar”, ç’ka duket e çuditshme për shkak të faktit se procedura ishte hapur që në dhjetor të vitit të shkaur dhe tashmë pritej shpallja e fituesit.

 

 

Por, Skyweb.al zbulon se dicka tjetër fshihet pas këtij njoftimi për anulim dhe ajo duket se lidhet me ankesën pranë Komisionit të Prokurimeve Publike që kishte dorëzuar në prag të fundjavës së shkuar kompania Advanced Bussines Solutions (ABS), e përfolur nga ish-zyrtarë të lartë të maxhorancës për lidhje me kupolën drejtuese të vendit.

ABS ka dorëzuar ankesën pranë KPP pikërisht të premten e javës së shkuar dhe INSTAT njoftoi menjëherë pas kësaj anulimin e tenderit.

Skyweb.al raportoi më herët edhe mbi ankesën e ABS për tenderin e fituar nga KREATX dhe Soft & Solution me vlerë 10 milion euro për sistemin e çështjeve gjyqësore. /skyweb.al




Huazuar nga albeu.com

Back to top button