Aktualitet dhe Lajme
Gazetari përballet me psikiatrin: Kam informacione që ju i keni dhënë anti-depresivë
Gazetari Teodor Gjerga është përballur këtë të hënë me psikiatrin Gjon Pjeçi, në lidhje me Alma Arrazi e cila dyshohet se së bashku me tre fëmijët është hedhur në lumin Buna ku dhe kanë gjetur vdekjen.
– Advertisement –
Gazetari është shprehur se sipas informacioneve nga familjarë, Arrazi ka marrë receta për ilaçe depresioni nga vetë Preçi.
Ky i fundit është shprehur se do të shoh fillimisht dokumentet.
Pjesë nga biseda:
Teodor Gjerga: Kam komunikuar me familjarë të Almës dhe të familjes Arrazi dhe ata më kanë konfirmuar se Alma disa herë është drejtuar drejt jush për të marrë anti-depresivë. E kam me emër e mbiemër.
Preçi: Nuk mund ta konfirmojë pa parë dokumentacionin zyrtar pavarësisht se janë njerëz të njohur.
Huazuar nga Javanews.al