fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Gazetari i RAI3: Shpresoj që Ahmetaj të kthehet në të penduar të drejtësisë

Share

Gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI 3, Giorgo Mottola thotë se mafia në Itali është luftuar vetëm duke verifikuar të dhënat e të penduarve. Duke iu referuar akuzave që bëri ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha në një intervistë për Syri Tv se shpresonte që drejtësia në Shqipëri të punonte që Ahmetaj të kthehet në një “të penduar” dhe të verifikohen të gjitha dëshmitë e tij.

“Unë shpresoj që Ahmetaj të mos kërcënohet, por di që ai ndodhet në një vend të lirë si Zvicra dhe ka aplikuar për azil. Besoj se ai plotëson kushtet për të përfituar azilin por ai na ka treguar vetëm sipërfaqen e asaj që ai din pasi është vetëm maja e ajsbergut. Unë besoj se një gazetar i mirë i jep të gjitha lajmet që ka pasi nëse i mban në sirtar do t’i përdorë për gjera të tjera që skano lidhje me gazetarinë por në atë bisedë që kisha me të ishin të gjitha aty që u transmetuan.

Në rrëfimin e Ahmetaj në lidhje me raportet e tij me Ramën dhe qeverinë ai mendon se është zgjuar dhe është bërë i vetëdijshëm për atë që ndodhte përpara syve të tij. Një njeri kur fillon të flasë si në rastin e Ahmetaj kur ka një kërkese arresti për të kjo pendesë është e sforcuar pasi ka qenë prej vitesh krahu i djathtë i tij. Rama nuk e ka legjitimuar deklaratën e Ahmetajt.

Në Itali i gjithë sistemi i luftës kundër mafies ishte i fortë dhe roli i të penduarve kanë bërë të mundur që shteti të luftonte me të vërtetë mafian dhe deklarata e Ahmetajt duhet të verifikohen nëse janë të vërteta dhe nuk duhet të legjitimohen menjëherë. Kjo është në interes të demokracisë – tha Mottola.

Ai u ndal edhe te impresionet e tij nga intervista me kryeministrin Edi Rama. Sipas Mottola, kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të.

“Rama me mua u tregua shumë mikëpritës. Autokrati që helmonte… ishte një batutë por ka pasur momente kur kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasë me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të. Në fillim u përgjigj me disa fyerje, më tha që pyetjet e mia ishin baltë, që nuk isha në gjendja të bëja zanatin tim profesionin tim etj.

Më ka akuzuar se prodhoi…këto batuta deligjitimime janë si të një autokrati, por po themi për ta shfajësuar që edhe Meloni përdor të njëjtin sjellje qëndrim vulgar arrogant kundrejt gazetarëve që nuk janë në të njëjtën linjë me të” – tha gazetari i Rai 3. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button