“Gati skenari për mbylljen e radhës”/ Vala e re e koronavirusit “infekton” Europën, 46 mijë raste të reja vetëm në Britaninë e Madhe

Koronavirusi po tremb sërish Europën dhe mbarë botën pasi është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të fundit janë regjistruar plot 100 mijë raste të treja gjatë këtij intervali kohor.
Britania e Madhe po përjeton situatën më të vështirë pasi infektimet u rritën sërish, duke kapur shifrën e mbi 46 mijë rasteve të reja. Shqetësuese në ishull mbeten edhe fatalitetet, ku së fundmi kanë mbërritur në afro 100 raste.
Një rritje me 7 mijë raste më shumë se një ditë më parë ka shënuar edhe Spanja, e cila në total raportoi për 27 mijë infektime.
Në kontinentin evropian, Rusia mban vendin e tretë për rastet e reja, teksa autoritetet atje bën të ditur se janë identifikuar 23 mijë infektime dhe afro 800 viktima.
Rritje rastet kanë patur edhe në Itali, e cila shënoi më shumë se 3 mijë infektime të reja, nga 2 mijë që raportoi një ditë më parë.

Lajm i huazuar nga www.puls7news.com