Aktualitet dhe Lajme

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Share

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan.

Teksa foli për këtë fushatë zgjedhore dhe për programin qeverisës së koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë madhështore, kreu demokrat u pyet edhe për të ardhmen e tij në politikë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a do të jetë kjo fushata e tij e fundit elektorale, Berisha u shpreh se kjo që varet nga Zoti dhe nga demokratët.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: A do të jetë kjo fushata e fundit elektorale për ju, si në rast fitoreje ashtu edhe në rast humbjeje?

Berisha: Atë e di ai lart, edhe demokratët në tokë.

Fevziu: Ju keni 35 vjet që bëni fushata elektorale, por jam kurjoz për një gjë. Me LaCivitan më shumë ju këshilloj juve ai, apo e këshilluat ju atë?

Berisha: Po more këshilltar, të këshillon.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button