Aktualitet dhe Lajme

FOTOT/ Nën akuzë nga SPAK për favorizimin e kompanisë “5D”! Kush është Deborah Keçi, drejtoresha e cila nuk ngurron të “reklamojë” jetën e luksit në rrjetet sociale

Share

Mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës  të akuzuar nga SPAK për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt, është edhe Deborah Keçi.

Ndaj Keçit e cila mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe pezullim i saj nga posti.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK.

Keçi duket se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ka ngurruar të reklamojë jetën e saj të luksit dhe udhëtimet nëpër botë.


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button