Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Baba i dy fëmijëve, kush është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali

Share

Është identifikuar 32-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali, dy ditë më parë (5 janar).

Sipas medieve italiane bëhet flajë për Eduart Hoxhën, baba i dy fëmijëve.

Makina tip “Fiat Punto”, e cila drejtohej nga Hoxha u përplas me makinën tip “Audi A3” që drejtohej nga një 25-vjeçar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, 32-vjeçari humbi jetën.

Ndërsa 25-vjeçari u transportua në spital me plagë në këmbë.

Policia lokale e Mosciano Sant’Angelo po heton dinamikën e aksidentit.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button