Aktualitet dhe Lajme

Fillon ristrukturimi i Gardës së Republikës, Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e konkurrimit për 70 vendet e lira, kriteret

Share

Garda e Republikës, do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30-vjeç, mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla, fton aplikantët të bëhen pjesë e garës duke plotësuar kriteret për testimin që do të bëhet në datën 29 janar, për të vijuar me 3 fazat e tjera, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Postimi:

Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor. Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike”,– shkruan Balla.

Ky ristrukturim i Gardës së Republikës, vjen pas miratimit të organikës së re në fund të vitit të shkuar që e çon numrin në total në 1.505, për shkak të ndryshimeve edhe të ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm, pas kërcënimeve të fundit për vrasje nga grupet kriminale.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet të Tiranës, ndërsa Ministria e Brendshme, gjithashtu, ka publikuar edhe kriteret e nevojshme që duhet të zotërojnë aplikantët që synojnë të garojnë për pozicionet e lira.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button