Aktualitet dhe Lajme
Erion Veliaj dërgohet te Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”, “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën

Këtë të hënë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar me kërkesë të SPAK. Veliaj u ndalua nga agjentët e BKH-së në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Tiranës.
Raportohet se Veliaj, është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë 302.
Po ashtu, bëhet me dije se krahas Veliajt, GJKKO ka lëshuar dhe 4 masa të tjera sigurie, 3 prejt tyre “Detyrim paraqitje” dhe një “Arrest në shtëpi”.
Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” mësohet se është për bashkëshorten e Veiajt, Ajola Xoxën.