Lajme nga DibraPërditshmëri
EMRI/ E rëndë në Bulqizë, 56-vjeçari humb jetën ndërsa po peshkonte
Një 56-vjeçar i identifikuar si Ramazan Murrja në Dibër ka humbur jetën ndërsa ishte duke peshkuar me gjerenator në lumin Drin.
Mësohet se viktima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com