Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria
Gjeneral Xhemal Gjunkshi për Shqipërinë në flakë
Shqipëria në flakë, Gjunkshi: Qeveria ka neglizhuar gjendjen, Rama ka treguar papërgjegjshmëri
Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Xhemal Gjunkshi, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për gjendjen e rëndë të zjarreve në vend.
Gjunkshi theksoi se qeveria ka neglizhuar gjendjen, duke shtuar se Rama ka treguar papërgjegjëshmëri të madhe.
“Qeveria ka neglizhuar gjendjen, Rama ka treguar papërgjegjshmëri të madhe. Papërgjegjshmëria nis te kryeministri, kreu i Mbrojtjes dhe vazhdon edhe sot. Qeveria nuk ka treguar përgjegjshmëri. Është thënë se janë rritur kapacitetet 12 herë, por gjendja është alarmante dhe vetëm 3 helikopterë përdoren.
Imagjino se çfarë mund të bësh me ca aeroplanë. Zjarr nuk kemi vetëm në Vlorë, por edhe në zona të tjera të vendit. Nëse do ishin marrë masa, gjendja do ishte ndryshe, mungon komandimi dhe drejtimi. Po keqmenaxhohet situata për të shuar zjarret. Po operohet në kushte, kur nuk kanë asnjë pajisje. Këtu nuk ka as transparencë, duke mos ditur se çfarë po ndodh, nuk ka as mbledhje të qeverisë”, deklaroi Gjunkshi.