Aktualitet dhe Lajme

Egli Tako ndan një mesazh pas përfundimit të BBVA!A ka marrë fund lidhja me Gjestin?

Share

Në postimin e saj, ajo falënderon publikun për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me shumë ndjeshmëri, Egli shkruan: “Çdo fund, është një fillim i ri!”, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të reja apo edhe ndryshime në jetën personale.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është pikërisht fraza hyrëse, e cila ka bërë ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes saj dhe Gjestit mund të ketë marrë fund. Megjithatë, nga ana e Eglit nuk ka asnjë konfirmim apo mohim të drejtpërdrejtë.

Reagimi:

Çdo fund, është një fillim i ri!

Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.

Endrra vazhdon..

E juaja, Egli




Huazuar nga albeu.com

Back to top button