Aktualitet dhe Lajme
Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/05/640-0-34yt43y43y-1716685644.jpg)
Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke përfunduar kështu rrugëtimin e 133 ditëve.
Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, ajo mbërriti në studio, ku tha:
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:”E vogël, e brishtë, e pafajshme.”
Kujtojmë se vendin e dytë doli Julian Deda, në të tretin Romeo Veshaj, më pas e 4-ta ishte Heidi Baci e i 5-ti, Meriton Mjekiqi. Secili prej tyre u shpërblye me një çek prej 10 mijë eurosh.