fbpx
Aktualitet dhe Lajme

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur, fëmijët nuk do kenë më kujdesin e pediatrit të dedikuar

Share

Mjeku i njohur pediatër Llambi Dilo, ka ndërruar jetë, duke lënë një boshllëk të thellë në komunitetin e Gjirokastrës dhe në mjedisin mjekësor të qytetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një mesazhi publik.

Dilo, i cili kishte shërbyer për shumë vite në qytetin e Gjirokastrës, ishte një figurë e njohur për angazhimin dhe profesionalizmin e tij në fushën e pediatrisë.

 

Në postimin e tij, Shehu ka theksuar rëndësinë e Dr. Llambi Dilos dhe humbjen e madhe që ka përjetuar familja e tij, si dhe e gjithë komuniteti i Gjirokastrës.

“Dr. Llambi Dilo nuk është më midis nesh! Ky është një lajm shumë i hidhur për të gjithë ne. Familja e tij ka humbur njeriun e dashur, ne kemi humbur një koleg, mik dhe shok me vlera të veçanta”, ka shkruar Shehu.

Ai ka vazhduar duke theksuar se Gjirokastra dhe rajoni përreth, do të ndiejnë shumë mungesën e mjekut të përkushtuar, i cili kishte ofruar kujdes të veçantë për fëmijët e atyre trevave.

“Femijet e atyre trevave nuk do të kenë më kujdesin e pediatrit të dedikuar që kishte një spikatur të rrallë në profesionalizmin dhe humanizmin e tij.

Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë, dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, ka përfunduar Shehu.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button