fbpx
Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Share

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Shkozës, ku një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Sipas uniformave blu në Tiranë, 43-vjeçarja B.R, dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2024, në Shkozë, është gjetur pa shenja jete shtetasja B. R., rreth 43 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button