Ditët E Brezit të Gjelbër Evropian , festohen në Kala të Dodës ! European Green Belt Days celebrated in Kala e Dodes
Një grup grash nga Kosova na u bashkuan sot në mbështetje të celebrimit të Ditëve të Brezit të Gjelbër Evropian në Kala të Dodës. Këtë vit vendosëm të festojmë duke promovuar zhvillimin e turizmit malor në vargmalin Korab – Koritnik , nëpërmjet ngjitjes në lartësi të Korabit , përfshirjes së tyre në bisedë mbi turizmin dhe vizitë në guesthouse Ujëmirë , duke parë nga afër si produktet vendase përdoren pa dëmtuar mjedisin.
Në bisedë gratë u njohën me bimët medicinale të zonës , kultivimin e mjaltit , prodhimet organike ne zonë , në dobi të konsumatorëve dhe turistëve pa i sjellë dëm mjedisit dhe duke sjellë të ardhura për vendasit . Ky aktivitet u zhvillua nga GLV Integrimi dhe LAG Korab Koritnik ne bashkepunim me NGO Finch, LAG Sharri dhe me suportin financiar te Green Belt Asspciation.
#Greenbelt
#NGOfinch
#LAGSharri
#lagkorabkoritnik
#GlvIntegrimi