Aktualitet dhe Lajme

Detaje të reja mbi vdekjen e 41-vjeҫares/ Çfarë tha vajza e Bedrie Lokës para prokurorëve: Mami i gjeti letrat babit…

Share

Tetë ditë më parë,  41-vjeçarja Bedrie Loka, i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë kanë dalë në dritë, ku sipas dëshmisë së vajzës së saj para prokurorëve, mësohet se Xhemal Loka, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Diku nga muaji Shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.

Ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga ana e hetuesve, megjithatë, ky detaj shton akoma më tepër dyshimet se ishte bashkëshorti, ai që e çoi Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes.

Kujtojmë se fillimisht, u raportua se e ndjera e kishte përjetuar shumë keq emocionalisht denigrimin që i ishte bërë figurës së saj në rrjete sociale, por më pas ngjarja mori kthesë tjetër.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button