Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forza Italia
Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli.
Ditën e sotme ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës.
Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga.
Nga videot e ardhura, dallohet se gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.
Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.