Aktualitet dhe Lajme

Çmimi i Madh i Monakos, kryeson Charles Leclerc duke lënë 6 vende pas kampionin në fuqi Max Verstappen

Share

Formula 1 zhvilloi këtë të diel garën për Çmimin e Madh të Monte Carlos në Monaco. Pas një nisje me përplasje dhe shtyrjes së garës, në fund ishte djaloshi nga Monaco, Charles Leclerc i Ferrarit që u shpall fitues në shtëpinë e tij.

Duhej gara e tetë sezonale që Leclerc të fitonte një garë, duke lënë shumë pas (vendi 6) kampionin në fuqi Max Verstappen. Në vendin e dytë Oscar Piasti me McLaren dhe më pas sërish Ferrari me Carlos Sainz.

Lando Norris dhe Russel vijojnë më tej, ndërsa Hamilton vetëm i shtati. Alonso në vendin e 11-të nuk mundi të merrte pikë.

Gara e këtij sezoni në Monaco nisi keq për Sergio Perez, me Red Bullin e tij që u përplas qysh në xhiron e parë nga dy makinat Haas dhe u desh afro 40 minuta që gjithçka të rinsite, me treshen e përfshirë në aksident që nuk mundën të vijonin për shkak se makinat ishin të pamundura. Për fat asnjë dëmtim për tre pilotët.

Gara e radhës është për Çmimin e Madh të Kanadasë, e cila do zhvillohet të dielën më 9 qershor në orën 8:00 të mëngjesit me atë shqiptare. Paçka se nuk siguroi podin, Verstappen dhe Perez të Red Bull janë në krye të klasifikimit./a.m.

Renditja në garën e Monacos


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button