Buxheti 2025/ Xhixho: Buxheti i vjedhjes, për qytetarët thërrime, qeveria ndan lekët me klientët e saj
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shkruan se buxheti 2025 është buxheti i vjedhjes dhe në shërbim të klientëve të Edi Ramës dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Sipas saj, buxheti i vitit 2025 prej 8.2 miliardë eurosh është torta që qeveria ndan për veten dhe klientët e saj, duke lënë thërrime për taksapaguesit shqiptarë.
Xhixho: Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për punët publike, ku për shkak të kostove të fryra në mënyrë fiktive, mund të vidhen më kollaj paratë e shqiptarëve.
Si pasojë:
Rreth 800 mijë pensionistë marrin vetëm 16 milionë euro, që do të thotë se qeveria do të vijojë të tallet me ta.
Nuk ka rritje pagash, ndërkohë që jemi vendi me pagën mesatare më të ulët në rajon
Nuk mbështeten shtresat në nevojë, që do të thotë thellim i varfërisë ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës vetëm rriten
Nuk ndryshon taksa që penalizon fermerët. Vetëm 40 milionë euro për kategorinë që kontribuon me mbi 20 % PBB e vendit
Mbetet në 2.5% e PBB buxheti i shëndetësisë, ndërkohë që shqiptarët vijojnë të paguajnë nga xhepi të paktën 60% të shpenzimeve shëndetësore
Mbetet 2.1% e PBB buxheti i arsimit, ndërkohë që dështimi në testet PISA dhe shpopullimi masiv tregojnë dështimin në këtë sektor
Ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë, që do të vijojnë të përfitojnë përmes koncesioneve e tenderave!