52 mijë banesa bosh në Tiranë, por ndërtimi vijon, flasin Analistët: Ky është krim
Gazetarja Ola Xama, ka folur në emisionin Të Paekspozuarit, shpjegoi se në Tiranë ka 52 mijë banesa bosh, ndërkohë që vijon ndërtimi me ritme mjaft të larta.
Ajo tha se po ndodh një krim “ekonomik, mjedisor, social, infrastrukturor’.
Ndërsa Neritan Sejamini, tha se ajo që ndodh me ndërtimet në Tiranë nuk ka logjikë ekonomike dhe se është reflektim i pastrimit të parave.
Ai shtoi se sot pastrimi i parave nëpërmjet ndërtimit, qoftë edhe të kullave, nuk ka ndonjë risk pasi askush nuk penalizohet.
Ola Xama: Për qarkun Tiranë, rreth 85 mijë banesa bosh dhe për Bashkinë rreth 52 mijë. Një vit më parë, publikuam disa të dhëna nga OSHE, për konsumin e energjisë zero. Na u tha që përgjatë një viti ishin 51 mijë klientë pa konsum energjie. U bë censi dhe kanë dalë të dhënat. Doli që Tirana ka 52,800 banesa të pabanuara. Nga këto, 40 mijë janë apartamente. 1 në 5 banesa janë bosh dhe 1 në 4 apartamente janë bosh.
Ritmi i ndërtimi vijon me të njejtin vrull. Në verë janë miratuar dhjetëra kulla. Nëse marrim të dhënat demografike, shohim numri mesatar i banorëve të shtuar, 40 mijë. Sikur të kemi të njëjtin ritëm, këto banesa të pabanuara, do të donin 45 vjet që të mbusheshin. Ajo që po ndodh me ndërtimin është krim ekonomik, mjedisor, social, infrastrukturor, Po bëhet qyteti i pajetueshëm.
Neritan Sejamini: Sot kemi këtë numër banesash bosh. Pronësia mbi familjet është nga më të larta në Evropë. Shqiptarët janë pronarë, marrin pak me qira. Këto tregojnë se kemi sufiçit të banesave. E dyta, po të shohësh sa kredi merret në banka, një pjesë e banesave, blihen jashtë sistemit banker, pa kredi, është e pazakontë për vendet e tjera të botës.
Kjo nuk është logjikë ekonomike. Financimi nuk është bërë me kredi, ka patur para vetë. Asnjë biznes nuk operon veçse me kredi. Edhe Apple që është nga kompanitë më të mëdha, merr kredi, sepse është më e përshtatshme. Ne jemi në situatë ku gjithë ndërtimi bëhet jashtë kredive. Paraja që investohet vjen kesh. Asnjë kompani ndërtimi nuk i ka në balance si fitime këto para. Është para jashtë bilanceve. Se nga vjen mund të spekulojmë. Një trafikant ka një euro, ose e mban nën jastëk ose e investon. Me sa duket kanë zgjedhur të investojnë në Tiranë. Pse është i përhapur? Të pastrosh paratë në Tiranë, është pa asnjë lloj rreziku. Mund të marrësh leje nga Bashkia, pa bilanc dhe punëtorë, merr leje që kushton 100 milionë euro. Rreziku për të ndërtuar në Tiranë me para të pista është thuajse zero.