Aktualitet dhe LajmeBulqizëLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Bulqizë, procedohen penalisht 3 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit

Share

Bulqizë

Nuk morën masa ligjore mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara në lejen e ndërtimit të një objekti, procedohen penalisht 3 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :

E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”, mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit , si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

____

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, lokalizuan vendodhjen e dy prej tyre dhe si rezultat i punës së mirëorganizuar , në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor :
A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkatuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Një kafe nga ju!

Back to top button