Aktualitet dhe Lajme

Broja e nis si titullar, publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Lihtenshtejn

Share

Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit, me trajnerin Silvinjo që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar.

Trajneri ka bërë të qartë se do të shihte në veprim disa lojtarë që kishin luajtur më pak me klubet e tyre apo me ekipin Kombëtar e kështu, në fushë nga minuta e parë ka hedhur një formacion “miks” mes atyre që kanë qenë titullarë të zakonshëm dhe alternativave.

Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Brojës në majë të sulmit, por edhe i Hoxhës në të majtën. Ndërkohë, Balliu e nis si titullar në krahun e djathtë të prapavijës, me Gjasulën e vendosur para mbrojtjes në vendin që mban zakonisht Ramadani.

FORMACIONET ZYRTARE


Huazuar nga StartNews.

Back to top button